ATK-ja me vendimi shpjegues për trajtimin tatimor të Kontratave Afatgjate Ndërtimore

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

ATK, ju rikujton se Vendimi Shpjegues Publik Nr. 02/2019 përcakton trajtimin tatimor të Kontratave Afatgjate Ndërtimore

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se në muajin shkurt/2019 ka nxjerrë Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2019 për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK), të kontratave afatgjate ndërtimore.

Ky Vendim Shpjegues Publik vlen për personat e angazhuar në aktivitetet e ndërtimit, gjegjësisht tatimpaguesit të cilët merren me projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit.
Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2019 për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.orgnë linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

ATK, në bashkëpunim me FMN, në implementim të Projektit “Përmbushja në Sektorin e Ndërtimtarisë”!

Të ngjashme