ATK-ja njofton për dorëzimin e kuponëve fiskalë

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 10:21 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskalë për tremujorin e parë 2017 (TM1 – 2017).

Sipas ATK-së, aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për TM1-2017, fillon nga data 1 prill 2017 deri më 30 prill 2017.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskalë bëhet nga data 1 prill 2017 deri më 4 maj 2017 (ora 16:00).

“ATK-ja do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursojë mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ nr. 01/2015. Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK-ja ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme