Administrata Tatimore e Kosovës (AKT) që nga 11 prilli ka pranuar 99 236 aplikime për kompensim nga Pakon Emergjente.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se 87 387 kërkesa në ATK kanë ardhur nga të punësuarit, kurse janë 827 kërkesa për kompensim të punëtorëve që janë larguar nga puna dhe 6 026 kërkesa që kanë lidhur kontrata të reja.
“Në kuadër të kërkesave për kompensim të punëtorëve kemi sipas kategorive këto kërkesa. Kërkesat për punëtorët e kategorisë A janë 87 387 kërkesa, kategorisë B janë 827, të kategorisë C janë 6 026 dhe kërkesat që ndërlidhen me kompensim për punëtorët të cilët për shkak të rrezikshmërisë që ju janë ekspozuar gjatë shërbimit për qytetarët, punëtorët nëpër markete, furra dhe farmaci janë gjithsej 4 996 kërkesa, pra deri në këto momente kemi kërkesa për 99 236 të punësuar”.
“Kjo kategoria C se a kemi punëtorë me kontrata të reja, deri tani 6 026 kërkesa, se a janë punëtorë të rinj apo mund të ndodhë që të ketë gabime gjatë plotësimit të kërkesës nga bizneset duke i kategorizuar në kategorinë C ajo mbetet që pastaj komisioni verifikues i cili është i autorizuar dhe është i mandatuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve të bëjë verifikimin e të gjithë këtyre kërkesave”.
Ai ka sqaruar se për kompensim kanë aplikuar edhe 22 505 biznese, ku 17 317 janë kërkesa për kompensim të pagave të punëtorëve dhe 4 161 kërkesa që lidhet me pagesën e qerarë.
“Pas datës 13 prill kur është nënshkruar vendimi nga ministri i Financave dhe Transfereve për pakon emergjente fiskale ne si ATK jemi autorizuar për disa nga këto masat që fillimisht të zhvillojnë platformën për të mundësuar bizneseve të parashtrojnë kërkesa pastaj edhe pranimin e atyre kërkesave”.
“Nga data 11 prill kur edhe është bërë funksionale platforma për të parashtruar kërkesa nga bizneset kemi pranuar 22 505 kërkesa nga 22 505 biznese, ku prej këtyre kërkesave kemi 17 317 kërkesa të cilat ndërlidhen me kërkesa për kompensim të pagave, të punëtorëve dhe kemi 4 161 kërkesa që ndërlidhen me kërkesa për kompensim të qerasë”.
Qeveria në detyrë e Kosovës nga 13 marsi ka marrë vendim për mbylljen e shumë bizneseve në vend. Pas përhapjes së Coronavirusit ministria e Financave dhe Transfereve ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.