ATK-ja takon përfaqësuesit nga ShKÇAK-u

????????????????????????????????????
Prishtinë | 15 Gus 2018 | 15:44 | Nga

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) për të diskutuar rreth bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve profesionale në fushën e kontabilitetit, edukimin e vazhdueshëm profesional, organizimin e seminareve dhe kampanjave edukative për raportimin e drejt financiar si aktivitete të rëndësishme për përmbushjen tatimore.

Po ashtu, në këtë takim palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdoj, si dhe të zgjerohen në periudhat e ardhshme.

Takime të ngjashme si ky i fundit zhvillohen në vazhdimësi,  pasi që motoja e përgjithshme e punës së ATK-sëqëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme