Administrata Tatimore e Kosovës me datë 9 Gusht, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2018.
Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në radio televizionin publik, ku janë tërhequr katër numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,540.
Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, ATK njofton se plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 13 Gusht deri me datën 17 Gusht, nga ora 8:00- 16:00.