ATK njofton se nga 1 korriku qytetarët mund të aplikojnë për rimbursim

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 14:07 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarë së nga data 1 Korrik 2018 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM2/2018, fillon nga data 1 Korrik 2018 dhe vazhdon deri me 31 Korrik 2018.

Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).

Tërheqja e numrave fitues bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit Gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme