ATK publikon listën e tatimpaguesve që lirohen nga TVSh

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 15:08 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës në bazë të Nenit 29 të Ligjit për TVSH Nr. 05/L-037, publikon listat e bizneseve që u jenë aprovuar kërkesat për lirime të TVSH-së në importim të mallrave për lëndë të parë dhe pajisje të teknologjisë informative.

Përmes Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, Nenit 48, janë përcaktuar kushtet dhe detajet tjera për mënyrën e realizimit të këtyre të drejtave ligjore.

“Përmes kërkesës së tatimpaguesit (aplikacionit), e cila duhet të shkarkohet nga web- faqja e ATK-së, si dhe dokumenteve tjera të duhura që duhet t’i bashkëngjitën (të përshkruara në nenin 48 të UA Nr. 03/2015), Komisioni i ATK-së i autorizuar për këto lirime do t’i shqyrtoj këto kërkesa brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të saj”.

“Bazuar në dokumentin e aprovimit për lirim nga TVSh të lëshuar nga ATK, Dogana do të liroj mallrat nga TVSH-ja me rastin e importimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme