ATK sqaron aplikimin dhe dorëzimin e plikove me kuponë fiskalë

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 15:29 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës njofton qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskalë për tremujorin e tretë (TM3) të këtij viti.

ATK saktëson se aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për TM3/2016, fillon nga data 1 tetor 2016 deri më 31 tetor 2016.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskalë.
Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e ATK-së.

Afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskalë është nga data 1 tetor 2016 deri më 4 nëntor 2016.

ATK thotë se do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursojë mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme