ATK sqaron problemet me rimburësimin nga kuponët fiskal

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 16:35 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës njofton qytetarët që aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal (dhe ata që kanë aplikuar për TM2 2018) që t’i verifikojnë llogaritë e tyre bankare, pasi që thotë se kanë pranuar informacione nga qytetarët se për TM1 2018, tek disa qytetarë nuk janë rimbursuar mjetet në llogaritë e tyre pasi që kanë ndryshuar politikat e brendshme brenda bankës, transmeton Ekonomia Online.

“Me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, ju lutem sigurohuni që llogaria juaj bankare mund të kreditohet sidomos kur është fjala për rimbursim nga kuponët fiskal.

Administrata Tatimore nuk do të marrë asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë”, thuhet në një komunikatë për medie nga ATK.

Aty, tutje thuhet se problemi nuk qëndron te verifikimi i pikove, mirëpo tek llogaria juaj bankare.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme