Skuadra e Atletico Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Milanit, kapitenit Alessio Romagnoli.
E përditshmja spanjolle “AS” ka shkruar të mërkurën se Romagnoli ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Atleticos në janar, pasi ka kërkuar largimin nga Milani, transmeton Koha Ditore.
Ai te Atletico shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv dhe ekipi spanjoll është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro.
24-vjeçari, këtë edicion ka 16 ndeshje në kampionatin italian dhe me Milanin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai ka luajtur edhe te Roma e Sampdoria kurse ka edhe 12 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.