Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Kieran Trippier nga Tottenhami.
28-vjeçari anglez ka nënshkruar kontratë që e mban në kryeqytetin spanjoll për tre vjet.
Te Tottenhami, për katër vjet, Trippier është paraqitur 114 herë. Ai është paraqitur 16 herë për kombëtaren angleze.
Trippier luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa mund të luajë edhe në mesfushë.