Atmosferë festive në kryeqytet, qytetarët shpresojnë që viti 2023 të jetë një vit më i mirë

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 18:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Atmosfera festive në natën e ndërrimit të moteve ka mbushur sheshet e kryeqytetit me qytetarë. Disa nga të intervistuarit nga Ekonomia Online u shprehën se viti 2022 ishte me sfida dhe se shpresojnë që viti 2023 do të jetë një vit më i mirë.

Qytetari Jakup Hasi tha se se viti 2022 ka qenë me ngjarje të ndryshme që kanë ndikuar tekë qytetarët, ai tha se shpreson që në vitin 2023 të rregullohen marrëdhëniet me Serbinë dhe të arrihet marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ka qenë me lajme të shpeshta, lloj lloj lajmesh, me ngjarje të ndryshme. Poenta kryesore që do ta kisha cekur është të shpërndarja e të ardhurave, qoftë pensionit, qoftë atyre personale. Jo të jenë rrogat dikush 5 mijë, dikush 1 mijë, dikush me jetuar me 100 euro, duhet qeveria të kujdeset për mbarë qytetarët. Varte nga familjet si kanë mundur me u gjete, për vitin e ardhshem presim që të rregullohen gjërat, të qetësohet situatat që të mos kemi më probleme me Serbinë, të arrihet marrëveshja e cila është duke u përmendur që 20 vite” tha ai.

Orhan Ragipi, qytetar nga Prishtina, tha se viti që po e lëmë pas ka qenë një vit me vështirësi për qytetarët e Kosovës, duke shtuar se ka pak shpresa që viti 2023 do të jetë më mirë.

“Në përgjithësi për krejt shqiptarët vit i vështirë po shpresojmë që ky do të jetë vit më i mirë. Megjithëse unë pak shpresa kam po si thotë një fjalë popullore me shpresë” tha ai për EO. 

E mërgimtari Muhamet Geci tha se është duke i pëlqyer atmosfera festive në vend.

“Shpresojmë që viti i ardhshëm të jetë më i mirë, ky vit ka qenë i mirë ska qenë i dobët mirë. Kemi ardhur në pushim me fëmijë, mirë po kalojmë gjitha të mirat. Shumë bukur është duke na pëlqyer gjithçka” tha ai.

Sami Asgjeri, mërgimtar nga Zvicra, tha se shpreson që e ardhmja të jetë më e lumtur për të gjithë.

E vogëlushja Erisa Sopi e cila kishte dalë me familje për të festuar ndërrimin e moteve çara mikrofonit të EO-s e këndoi një këngë.

Të ngjashme