Aubameyang mbërrin në Katalonjë, për të nënshkruar me Barcelonën

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Pierre-Emerick Aubameyang ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në aeroportin “El Prat”. Në ditën e fundit të merkatos dimërore, Barça duket e gatshme të mbyllë nënshkrimin me lojtarin e Arsenalit.

Me gjasë është kaluar në këtë zgjidhje për sulmin blaugrana, duke pasur parasysh refuzimin që hasën në marrjen e Alvaro Morata.

Gjithçka tregon që nëse nuk do të ketë ndonjë kthesë të papritur të minutës së fundit, gabonezi do të jetë një lojtar i ri i Barçës.

Nga zona ekonomike e Barçës po punohet që të mund të kornizojnë kontratën e re hipotetike të sulmuesit gabonez me “fair-play financiar” të klubit.

Mësohet se futbollisti i Arsenalit, sipas “Sport”, ka pranuar të zbarkojë në “Camp Nou” me një ulje të konsiderueshme rroge, krahasuar me atë që merr në Londër.

Të ngjashme