Aucklandi mbyllet për herë të tretë, shkak tre raste me COVID-19

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, u është drejtuar mediave në Wellington, pas zbulimit të tri rasteve pozitive me koronavirus në qytetin e Aucklandit.

Ajo tha se Zelanda e Re kishte qenë në gjendje të gëzonte më shumë liri sesa në shumë vende të tjera në botë, por që “me Covid që rritej jashtë kufijve tanë dhe varianteve të reja më ngjitëse të COVID-19, na u desh të marrim këtë vendim”.

Që nga mbrëmja e sotme, Auckland do të kalojë në nivelin 3 për tre ditë. Pjesa tjetër e Zelandës së Re do të kalojë në nivelin 2 për të njëjtën periudhë, raporton Guardian.

Në Auckland, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur, kurse fëmijët do të mësojnë online.

Të ngjashme