Audi Q7 e komunës së Prishtinës përsëri në ankand

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 17:17 | Nga

Vetura e ish-kryetari të Prishtinës, Isa Mustafa, më datë 17 qershor do të jetë përsëri në ankand. Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Ankandeve Kosova.

Shitjen e kësaj veture e kishte premtuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2014.

Prej atëherë kjo veturë edhe pse ka dalë disa herë në ankand nuk ka mundur që të shitet.
Njoftimi i plotë i Shtëpisë së Ankandeve

“Ju informojmë se Shtëpia e Ankandeve Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojë ankand për shitjen e veturës Audi Q7, veturë kjo e ish kryetarit të po kësaj komune z.Isa Mustafa. Ankandi do të mbahet të shtunën me datë 17.06.2017 duke filluar nga ora 11:00.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur në ankand”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme