Filmi “Bini” i regjisorit Erblin Nushi, e ka marrë çmimin e audiencës në “Cinema at the Edge Film Festival” (CATE), në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër.
Festivali mbahet në Santa Monica të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Çmimi është vendosur nga audienca, pa juri.
Sipas Nushit, “Bini” është duke e vazhduar rrugëtimin e vetë nëpër festivale.
“Bini”, një film 20-minutësh i xhiruar në Pejë, mori vëmendjen e mediave, sidomos pas përfshirjes në listën e të nominuarve për “Oscarin” e studentëve në muajin gusht.
Filmin “Bini, Nushi e ka realizuar si punim diplome.
Në filmin “Bini”, pos Lurni Krasniqit, në rolin e kryepersonazhit, luajnë edhe: Artiola Hamdija, Fjolla Nushi, Eshref Durmishi, Armond Morina, Florentina Ademi dhe Elena Shoshi.