Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, u vlerësua lartë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton Ekonomia Online.
Pozitë e opozitë, thanë se ndjehen mirë kur një institucion si Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit performon mirë të hyrat financiare.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se duhet të vlerësohet kur një institucion ka performancë të mirë.
“Realisht është për t’u vlerësuar një raport që nuk ka të gjetura kurse mendoj se është obligim i institucionit me dalë mirë”.
“Unë mendoj se është shembull i mirë dhe keni kryer punët mirë. Si deputet i opozitës ndihem mirë kur institucioni del mirë me raporte financiare”, tha Beqa.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, falënderoi kolegët e tij për punën që kanë bërë, e që ky raport të dalë pa rekomandime e pa asnjë të gjetur.
“Nuk kam shumë çka të shtoj sepse raporti është pa asnjë të gjetur, jeni të kënaqur dhe po besoj se edhe në vitet në vazhdim do të vazhdojmë me punë të tillë”, tha Buleshkaj.