Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar mangësi të theksuara në Komunën e Dragashit në fushën e të hyrave dhe shpenzimeve, si edhe në menaxhimin dhe raportimin e pasurisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2017 të Komunës së Dragashit janë pasqyruar parregullsitë në dhënien me qira të pronave komunale, parregullsitë në angazhimin e stafit për shërbime të veçanta, dobësitë në menaxhimin e kontratave dhe pagesave për investime kapitale, etj.
Madje Auditori ka gjetur se 87 prona komunale shfrytëzohen pa kontrata.
Sipas ZKA-së, kualifikimi i opinionit dhe theksimi i çështjes në raport tregojnë se pasqyrat financiare nuk ishin përgatitur me kujdesin e duhur nga Komuna e Dragashit dhe se përmbajnë gabime materiale të cilat kanë ndikuar opinionin e auditivit.