Zyra Kombëtare e Auditorit pret që Prokuroria e shtetit të hetojë të gjeturat e tyre. Veç për vitin 2016 Auditori institucioneve qendrore e lokale u ka dhënë mbi 1300 rekomandime, raporton Ekonomia Online.
Prej tyre të prioritetit të lart kanë qenë 904 rekomandime, kurse të prioritetit të mesëm 400 rekomandime.
Ndihmës Auditori i përgjithshëm, Qerkin Morina, në një intervistë për Ekonomia Online, ka konfirmuar se Prokurorisë së shteti i janë dorëzuar një përmbledhje me të gjeturat që kanë dyshuar se përbëjnë vepër penale.
Përderisa në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit ishin deklaruar se do të shqyrtojnë raportet e Auditimit, në këtë zyrë thonë se po presin rezultate, ndonëse nuk japin detaje se çka ka ndërmarrë prokuroria që të hetojë të gjeturat e tyre.
“Nëse hasim në ndonjë rast që mund të jetë i dyshuar të veprave penale edhe me ligj jemi të detyruam që ti dërgojmë në prokurori. Në fund të sezonit pasi ka përfunduar dhe janë dorëzuar të gjitha raportet ne kemi bërë një përmbledhje me të gjitha të gjeturave. Sidomos gjetjet që kanë të bëjnë me pajtushmërin me ligjin dhe rregulloret ia kemi dorëzuar prokurorisë sepse ne kemi mund të bëjmë identifikimin e saktë, nëse është vepër penale apo jo, sepse auditorët nuk janë hetues”, ka thënë ai, raporton EO.
“…prokuroria do të bëjë një identifikim më profesional. Ne presim që prokuroria t’i identifikoj dhe t’i shtyj më tutje”, ka thënë ai.
Por ky nuk po del të jetë problemi i vetëm. Institucionet në mas të vogël po i zbatojnë këto rekomandime.
Numri më i madh i rekomandimeve u është dhënë në komunave mbi 650 rekomandime, tek institucionet e nivelit qendror u dhanë 306 rekomandime ato të pavarura 229 dhe tek ndërmarrjet publike 67.
Sipas Qerkinit, komunat janë më problematike, ngase edhe viteve të kaluara nuk kanë marrë për bazë rekomandimet në 40 për qind të rasteve.
Ndihmës auditori ka dhënë edhe arsye se pse komunat nuk arrijnë t’i plotësojnë rekomandimet.
“Shpesh herë kanë probleme me buxhet dhe shpesh herë janë të detyruara, për shkak të deficiteve mallra dhe shërbime, t’i shfrytëzojnë mjetet e investimeve kapitale”.
“Arsye tjetër është disa rekomandime kanë edhe një kosto d.m.th kushtojnë dhe kërkojnë një afat më të gjatë të implementimeve. P.sh një e tillë është nxjerrja e akteve dhe rregulloreve të ndryshme që kërkon një kohë më të gjatë pastaj njësit e ndryshme ta zëmë të auditimit të ndryshme të komiteteve, përzgjedhja e stafit që merr kohë zakonisht”, ka shtuar ai, raporton EO.
Zbatimi i vendimeve të Auditorit nuk është i detyrueshëm e nuk sanksionohet me ligj, e kjo po del të jetë pengesë për punë e mirëfilltë të këtij institucioni.