Ekonomia Online
FUNDIT

Auditori përveç anulimit rekomandon edhe masa për zyrtarët që shpallën tenderin 110 milionësh

Auditori përveç anulimit rekomandon edhe masa për zyrtarët që shpallën tenderin 110 milionësh

Anulim të menjëhershëm të tenderit për ndërtimin e fazës së dytë të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, përkatësisht segmentin Bresalc-Dheu i Bardhë ka rekomanduar Raporti i Auditorit të Brendshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit. Në raportin që e ka gazeta, ministrit dhe sekretarit të përgjithshëm të MI-së u rekomandohet që të marrin vendimin në pajtim […]

Anulim të menjëhershëm të tenderit për ndërtimin e fazës së dytë të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, përkatësisht segmentin Bresalc-Dheu i Bardhë ka rekomanduar Raporti i Auditorit të Brendshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në raportin që e ka gazeta, ministrit dhe sekretarit të përgjithshëm të MI-së u rekomandohet që të marrin vendimin në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore që kanë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas këtij raporti, i cili u është dorëzuar udhëheqësve të këtij dikasteri të hënën, tenderi mund të zhvillohet pas miratimit të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore për vitin 2020 nga Kuvendi i Kosovës.

Auditori ka konstatuar se tenderi i hapur nga udhëheqësja e Divizionit të Prokurimit pasqyron vazhdimin e një praktike të kundërligjshme të procedimit të projekteve kapitale pa planifikim dhe pa përfshirë në Ligjin e buxhetit dhe ndarjet buxhetore për vitin 2019.

Të ngjashme