Auditori: Shërbimet e veçanta me të punësuar pa konkurs në Kaçanik

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin dhe pasqyrat financiare të Komunës së Kaçanikut për vitin 2018, në të cilin janë pasqyruar një varg shkeljesh.

Auditori i Përgjithshëm ka identifikuar një varg shkeljesh në proceset e punësimeve të reja për shërbime të veçanta gjatë vitit 2018. “Gjatë testimit të të punësuarve të rinj, kemi konstatuar raste kur pranimi në punë i të punësuarve për shërbime të veçanta është bërë pa shpallje të konkursit, në dy raste nuk ishin respektuar kërkesat që burojnë nga Ligji Nr. 03/L-212. Gjatë vitit 2018, në komunë ka pasur të punësuar për shërbime të veçanta për të cilët kohëzgjatja e tyre në punë nuk ishte në përputhje me legjislacionin, ku kohëzgjatja në punë ishte më shumë se 6 muaj. Bazuar në gjetjet lidhur me kohëzgjatjen në punë kemi konkluduar se marrëveshjet për shërbime të veçanta nuk përputhen me legjislacionin, dhe po ashtu edhe për raste të caktuar nuk përputhen kërkesat ligjore lidhur me deklarimin e pagave”, thuhet më tej në raport, duke bërë me dije se në këto raste mosrespektimi i kërkesave ligjore dhe i procedurave për rekrutimin e stafit rrit rrezikun për angazhimin e personave joadekuatë për kryerjen e shërbimeve të kërkuara me konkurs, dhe njëkohësisht paraqet rrezikun e trajtimit jo të barabartë për konkurrentët potencialë.

Prandaj, kryetari i Komunës duhet të sigurojë se duhet të respektuar të gjitha kërkesat ligjore lidhur me të punësuarit e rregullt dhe për të punësuarit për shërbime të veçanta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme