Australia del nga izolimi në tri faza

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Austria do të rihapë territorin pas mbylljes për shkak të parandalimit të shpërndarjes së Coronavirusit.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka bërë të ditur se si do të rihapet territori që ai drejton nga ditët e fundjavës, pas masave të vëna me qëllim të luftimit të coronavirusit, shkruan The Guardian.

Ai ka bërë të ditur se masat do të lehtësohen në tri faza, duke nisur të premten nga e para. Aty përfshihet:

-Lejimi i pesë mysafirëve në shtëpi, dhe grumbullimi i 10 njerëzve në ambiente të jashtme

-Restorantet, kafiteritë dhe dyqanet do të rihapen

-Do të vazhdojë puna nga shtëpia nëse iu përshtatet punëtorëve

-Klasat dhe hapësirat për argëtim për fëmijë do të rihapen

-Udhëtimi i brendshëm do të rikthehet

Në fazën e dytë do të përfshihen grumbullimi i më shumë se 20 personave, dhe rihapja e kinemave, palestrave, salloneve të bukurisë.

Faza e tretë ndërkaq parasheh grumbullimin e 100 personave.

Megjithatë marrja e këtyre vendimeve do të varet nga shteti në shtet, varësisht prej masave që kanë në fuqi për mbajtje të distancës fizike. Kuinsllend dhe Territori Verior tashmë kanë nisur të praktikojnë disa prej masave të përmendura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme