Një valë ekstreme e të nxehtit në Australi çoi në vdekjen e mbi 90 kuajve të egër, thanë autoritetet.
Banorët i gjetën kafshët e ngordhura në një pellg të tharë pranë qytetit Allis Springs, në Territorin Verior.
Australia ka përjetuar dy javë të nxehtësisë ekstreme që kanë thyer dhjetëra rekorde në mbarë vendin. Të enjten, qyteti Adelaide regjistroi temperaturën më të nxehtë ndonjëherë: 46.2 gradë Celsius.
Ka pasur raporte për ngordhje masive të lakuriqëve vendas në Nju Sauth Uells. Rreth një milion peshq janë gjetur të ngordhur përgjatë brigjeve të lumenjve në këtë rajon. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të minimizojnë aktivitetin fizik.