Australia do të mbyll ambasadën e saj në Afganistan

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Australia ka deklaruar se të premten do të mbyll ambasadën e saj në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, derisa vazhdon tërheqja e trupave ndërkombëtare.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një deklaratë, Canberra foli për një mjedis gjithnjë e më të pasigurt në vend.

Në deklaratë thuhet se diplomatët australianë do të vizitonin Afganistanin rregullisht – por do të vendoseshin diku tjetër në rajon.

Ekziston frika se tërheqja e trupave mund ta zhysë Afganistanin përsëri në një luftë të shkallës së plotë.

Në muajin prill, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se trupat amerikane do të largoheshin deri më 11 shtator, pas 20 vjetëve të përfshirjes ushtarake në Afganistan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme