Australia ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Danimarkës, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin D të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al Janoub” përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për australianët e shënoi Mathew Leckie, në minutën e 60-të.
Australia kalon në 1/8 e finales nga pozita e dytë në grup, me gjashtë pikë të grumbulluara.
Danimarka e mbylli aventurën me 1 pikë dhe si e fundit në grup.