Ekonomia Online
FUNDIT

Australia ndryshon himnin, ishte diskriminues ndaj Aborigjenëve

Australia ndryshon himnin, ishte diskriminues ndaj Aborigjenëve

Qeveria Australiane ka ndryshuar një fjalë në himnin kombëtar për të njohur më mirë rolin, kulturën dhe historinë e popujve aborigjenë. Fjalia e dytë e himnit “Young and Free” – “të rinj dhe të lirë” është zëvendësuar me fjalinë “ne jemi të bashkuar dhe të lirë”, tha kryeministri, Scott Morrison, transmeton Telegrafi. “Australia është një […]

Qeveria Australiane ka ndryshuar një fjalë në himnin kombëtar për të njohur më mirë rolin, kulturën dhe historinë e popujve aborigjenë.

Fjalia e dytë e himnit “Young and Free” – “të rinj dhe të lirë” është zëvendësuar me fjalinë “ne jemi të bashkuar dhe të lirë”, tha kryeministri, Scott Morrison, transmeton Telegrafi.

“Australia është një komb relativisht i ri modern, por historia e vendit tonë është po aq e vjetër sa historia e popujve të parë, shpirtin e të cilëve ne e njohim dhe respektojmë”, pohoi kryeministri, raporton theguardian.

Ky modifikim “nuk heq asgjë, por besoj se me të vërtetë pasuron” kuptimin e tekstit, deklaroi Morrison.

Ndryshimi është përmendur tashmë për të njohur më mirë historinë aborigjene të Australisë, dhjetëra mijëra vjet të vjetra, por udhëheqësi konservator e njoftoi atë vetëm natën vonë të enjten, në prag të Vitit të Ri.

Historia koloniale e Australisë, me pabarazi të mëdha, është ende shumë e ndjeshme në një vend ku fëmijët aboriginal kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin para moshës pesë vjeçare se sa pjesa tjetër e popullsisë, sipas shifrave zyrtare.

Në fillim të këtij viti, protestat u zhvilluan në disa qytete të mëdha për viktimat aborigjene gjatë arrestimeve të policisë. Më shumë se 400 prej tyre kanë vdekur në këto rrethana në tridhjetë vitet e fundit.

Të ngjashme