Qindra zjarrfikës australianë po luftojnë me një zjarr të fuqishëm që raportohet të ketë rrezikuar edhe disa shtëpi në periferitë jugore të Sidneit.
Shërbimi Zjarrfikës i New South Wales, shprehen të shqetësuar nga ‘thëngjinjtë fluturues’ që mund të shkaktojnë vatra të reja zjarri, teksa përballen me frontin kryesor të flakëve
Zjarri i fuqishëm thuhet të ketë prekur mbi 2,500 hektarë toke. Më shumë se 70 zjarrfikëse janë dërguar përgjatë rrugëve, në përpjekje për të ruajtur të paprekur distancën mes zonës së shkurreve dhe shtëpive të banuara, ndërsa helikopterët po hedhin ujë nga ajri.