Australia raporton rastin e parë me Covid-19 që nga 24 shkurti

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Australia ka shënuar të shtunën rastin e parë lokal me COVID-19 pas më shumë se dy javë pasi një doktor kishte dalë pozitiv me variantin britanik.

Kjo kishte bërë që të merreshin masa më rigoroze në hapësirat e spitalit për të parandaluar përhapjen, shkruajnë mediat e huaja.

Ky është rasti i parë në Australi që nga 24 shkurti i këtij viti ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë, ky shtet ka raportuar për mbi 29 mijë të prekur dhe 909 të vdekur si pasojë e COVID-19. 

Edhe shteti fqinj Zelanda e Re ka shumë pak raste të raportuara dhe pritet të hapë edhe kufijtë tashmë pas masave strike të mbylljes dhe distancimit social.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme