Ekonomia Online
FUNDIT

Australia regjistron edhe një rast të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca

Australia regjistron edhe një rast të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca

Autoritetet australiane njoftuan të martën se është regjistruar rasti i dytë i një personi të diagnostikuar me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, por se nuk ka pasur shtim të anulimeve të vaksinimit. Këtë javë, Australia u tërhoq nga synimi për vaksinimin e tërë popullsisë prej rreth 26 milionë banorësh deri në […]

Autoritetet australiane njoftuan të martën se është regjistruar rasti i dytë i një personi të diagnostikuar me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, por se nuk ka pasur shtim të anulimeve të vaksinimit.

Këtë javë, Australia u tërhoq nga synimi për vaksinimin e tërë popullsisë prej rreth 26 milionë banorësh deri në fund të vitit, pasi rregullatori evropian i ilaçeve raportoi raste të rralla të mpiksjes së gjakut te disa persona të vaksinuar, duke e lënë të hapur mundësinë që kjo gjendje të jetë shkaktuar nga vaksina.

Kjo i shtyri zyrtarët australianë që t’u rekomandojnë personave nën moshën 50-vjeçare që ta marrin vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” në vend të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, duke e çuar programin e vaksinimit drejt rrëmujës, shkruan Reuters.

Ndërkohë autoritetet thanë se nuk kanë plane për ta shtuar vaksinën me një dozë të prodhuesit amerikan, “Johnson & Johnson”, në programin e vaksinimit, në kohën kur Australia po synon që të largohet nga vaksinat që janë në shqyrtim e sipër për shkaktim të mundshëm të mpiksjeve.

Programi i vaksinimit në Australi ka qenë shumë i varur në dozat e vaksinës së AstraZeneca-s, sepse plani ishte që të prodhohen 50 milionë doza të kësaj vaksine brenda vendit. Ndryshimi i politikës bëri që autoritetet javën e kaluar ta dyfishojnë numrin e dozave të porositura nga prodhuesi “Pfizer”, që fillimisht ishte 20 milionë.

Të ngjashme