Australia do t’i anulojë pasaportat e abuzuesve të fëmijëve

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 18:09 | Nga

Ministri i Punëve Gjyqësore i Australisë, Michael Keenan, i cili foli gjatë seancës së parlamentit njoftoi se po përgatisin një projektligj për pengimin e daljes jashtë shtetit të australianëve të cilët janë dënuar për shkak të abuzimit seksual ndaj fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Keenan bëri të ditur në kuadër të këtij projektligji i cili ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve të pambrojtur të shteteve të jashtme, abuzuesve australianë do t’iu anulohen pasaportat dhe nuk do t’iu lejohet dalja jashtë shtetit.

Duke vënë në dukje se ky projektligj do të jetë goditja më e madhe kundër “abuzimit seksual ndaj fëmijëve” Keenan tha se “Asnjë shtet nuk kishte vepruar kaq fuqishëm dhe me vendosmëri për t’i parandaluar qytetarët e tij në ushtrimin e abuzimit të fëmijëve të pambrojtur.”

Kurse ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop, tha se një projektligj i tillë “është i pari në botë”. Duke u shprehur se abuzuesit e fëmijëve po vazhdojnë të ushtrojnë abuzime seksuale ndaj fëmijëve të pambrojtur në shtetet të cilat janë në zhvillim, Bishop tha se “Vetëm gjatë vitit të fundit 800 abuzues të fëmijëve australianë udhëtuan jashtë shtetit”.

Opozita mbështet projektligjin

Kreu i partisë kryesore opozitare, Bill Shorten, shprehu përkrahjen e partisë së tij për masat e reja lidhur me ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit të abuzuesve të fëmijëve.

Nga ky ligj do të preken 20 mijë abuzues. Ministri i Punëve Gjyqësore, Keenan, tha se në rast të miratimit të tij nga ky projektligj do të preken 20 mijë abuzues të cilët janë liruar me kusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme