Austri – izolim 14 ditësh për ata që kthehen nga Ballkani, përfshirë Kosovën

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për shtetet e Ballkanit që nuk janë anëtare të bllokut, përfshirë Kosovën, shkaku i përhapjes së koronavirusit, ka deklaruar të mërkuren ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Ministria e Jashtme austriake ka thënë se paralajmërimet për udhëtim, që nënkuptojnë se ata që vijnë nga shtetet e Ballkanit duhet të hyjnë në izolim 14-ditësh apo ta kenë testin për COVID-19 – vlejnë për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.

“Kësisoji jemi duke reaguar… karshi rrethanave, jo vetëm lidhur me gjendjen në këto shtete, por edhe me faktin se jemi duke parë në shtetet tona fqinje (anëtare të BE-së), Kroaci dhe Slloveni, shfaqje të rasteve me koronavirus prej njerëzve që kthehen prej udhëtimit në Ballkan”, ka thënë Schallenbergu gjatë një konference shtypi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme