Presidenti i Gjermanisё, Steinmeier zhvilloi vizitёn e parё nё Austri nё funksionin e presidentit. Nё takimin me presidentin austriak van der Bellen ata u shprehёn pёr mё shumё ndihma pёr Ballkanin Perёndimor.
Presidentёt e dy vendeve fqinjё gjatё njё takimi tё pёrbashkёt bёnё thirrje, qё vendet e BE-sё t’i kushtojnё mё shumё vёmendje Ballkanit Perёndimor.
“BE-ja do tё bёnte mirё, qё t’u ofrojё dorёn konkretisht gjashtё vendeve”, tha presidenti i Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier nё takimin e parё me kreun austriak tё shtetit Alexander Van der Bellen nё Vjenё.
Gjendja e vendeve pasuese tё ish-Jugosllavisё vazhdon tё jetё e vёshtirё, tha Steinmeier.
Edhe presidenti i Austrisё Van der Bellen u shpreh pёr mё shumё “vёmendje” tё BE-sё ndaj Shqipёrisё, Bosnje-Hercegovinёs, Serbisё, Maqedonisё, Malit tё Zi dhe Kosovёs.
Nё rajon mbizotrojnё konfliktet etnike. Pёrveҁ kёsaj Rusia pёrpiqet tё zgjerojё influencёn nё Ballkan.
BE-ja antarёsimin e mundshёm tё gjashtё vendeve e ka kushtёzuar me njё proces me disa etapa.
Gjatё vizitёs sё tij tё parё nё Vjenё, qeveria e sё cilёs ndjek njё kurs kundёr migrantёve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet nё nivel kombёtar pёr problemin e refugjatёve.