Austria kthen izolimin, mijëra protestues përleshen me policinë

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Pamje të dhunshme vijnë nga Vjena, ku 10 000 protestues dolën në rrugë për të protestuar kundër mbylljes dhe vaksinimit të detyrueshëm.

Marshimi nisi në Heldenplatz, aty ku rreth 1300 forca policie u kërkuan demonstruesve që të vendosnin maskat, por thirrja ra në vesh të shurdhër.

Protestuesit mbanin në duar flamuj austriakë dhe banderola ku talleshin me kancelarin Alexander Schallenberg dhe ministrin e Shëndetësisë, Ëolfgang Mueckstein.

Më pas, nisi përplasja me policinë, si pasojë e së cilës ende nuk dihet se sa persona janë arrestuar.

Protesta kundër masave ndaj Covid-19 janë zhvilluar edhe në disa qytete të Holandës.

Të ngjashme