Austria ka forcuar masat kundër covid, aq sa nëse je i pavaksinuar rrezikon të gjobitesh deri në 7200 euro .
Në Austri, detyrimi i vaksinimit do të fillojë më 1 shkurt , të bindur se askush nuk mund të rrezikojë të marrë një gjobë prej 3,600 euro, e cila madje mund të dyfishohet në rast mospërputhjeje.
Këtë e parashikon një draft i qeverisë e cila sot po shqyrton projektligjin për vendosjen e detyrimit të vaksinimit.
Një masë, sipas ministrit të shëndetësisë Wolfgang Mueckstein, “pa alternativa” duke pasur parasysh shkallën e ulët (rreth 70%) të personave të vaksinuar.
Detyrimi duhet të përjashtojë fëmijët e shkollës fillore. Ministrja e çështjeve të BE-së Karolina Edstadler saktësoi se shuma e gjobës ende nuk është fiksuar.
Megjithatë, disa elemente mbeten të paqarta, veçanërisht se çfarë pritet të ndodhë nëse dikush vazhdon të refuzojë të vaksinohet edhe pas marrjes së gjobave./tch