Austria do të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 14:29 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Austrisë. Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin austriak rreth veprimeve të ndërmarra nga Qeveria me qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në vend.

Po ashtu, Bajrami shprehu falënderimin e saj për Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) e cila po mbështet në vazhdimësi zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Në anën tjetër, ambasadori Pfandler, e njoftoi ministren rreth aktivitetit të kompanive austriake në Kosovë dhe theksoi që këto kompani janë duke operuar me sukses. Gjithashtu, ambasadori austriak shprehu gatishmërinë e tij për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme