Austria vazhdon lehtësimin e masave të izolimit

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Austria bëri publikë hapa të tjerë për lehtësimin e masave kundër Coronavirusit.

Nga 1 maji, autoritetet thanë se do të lejohen ngjarjet me grupe prej dhjetë njerëzish, edhe pse atyre do t’iu kërkohet të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit.

Rekomandimet për të qëndruar në shtëpi, pos për arsye të domosdoshme, do të skadojnë më 30 prill dhe nuk do të përtëriten.

Hotelet do të lejohen të rihapen më 29 maj, nëse gjithçka shkon mirë.

Megjithatë, puna nga shtëpia vazhdon të rekomandohet.

Dyqanet e vogla në Austri tashmë janë rihapur, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të rinisin biznesin nga data 15 maj.

Austria ka raportuar rreth 15,000 raste me Coronavirus dhe 569 viktima.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme