Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në stacionin policor në jug të Mitrovicës.
Ato janë në pritje të urdhrit për t’u nisur drejt veriut në rast se paraqitet nevoja.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar arrestimin e zyrtarëve serbë Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq, nëse të njëjtit futen në territorin e Kosovës pa leje zyrtare.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prezenca e shtuar e forcave të saj në veri të Mitrovicës ka të bëjë vetëm me zbatimin e vendimit të Qeverisë lidhur me ndalesën e hyrjes në Kosovës të zyrtarëve serbë Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq.
Ndryshe, Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se leje për të hyrë në territorin e Kosovës ka pasuar paraprakisht vetëm Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, por të njëjtit i është revokuar.
“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen”, ka shkruar Pacolli.
Këto pamje janë të televizionit publik serb (RTS).