Njësiti Special Intervenues i Policisë së Kosovës është vendosur në veriun e Kosovës, në afërsi të rrugës që çon në fshatrat Boletin, Zhazhë e Kelmend.
Policia më herët bëri të ditur se në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave ligjore ka ndërmarrë veprime në drejtim të dislokimit të njësive përgjegjëse në terren në pjesën veriore të Kosovës me qëllim të zbatimit të vendimit të qeverisë për t’i ndaluar hyrjen në Kosovë dy zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq.
Më herët u raportua se edhe në afërsi të varrezave ortodokse në hyrje të rrugës që çon drejt veriut të Mitrovicës janë të vendosura disa autoblinda të policisë.