Autobusët e “Trafikut Urban” pajisen me WI-FI, kostoja rreth 2 mijë e 500 euro

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 10:08 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Autobusët e “Trafikut Urban” që nga sot janë të pajisur me WI-FI, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, tha para gazetarëve se kostoja e këtij shërbimi është 2 mijë euro në muaj, ndërsa pajisjet janë dhuruar falas nga IPKO.

Ai tha se nuk do të këtë rritje të pagesë në bileta të qytetarëve edhe pse është shtuar ky shërbim.

“Kjo pasi mendoj se transporti publik duhet të jetë mjet i transportit që na ndihmon të gjithëve të kemi një qytet të pastër. Po ashtu, kjo do të ndikojë në mirëqenien ekonomike të të gjithë qytetarëve”, u shpreh Maraj.

Ai shtoi se ky lajm është pritur mirë nga udhëtarët.

“Sot të gjitha shtresat e qytetarëve mund ta shfrytëzojnë Trafikun Urban për transport e me të edhe internetin pa pagesë. Është diçka që është pritur shumë mirë kur e kemi dhënë lajmin vitin e kaluar. Ta gëzojmë të gjithë”.

Maraj po ashtu përmendi flotën prej 30 autobusëve të rinj, të cilët tha se shpreson që të vijnë deri në fund të këtij viti.

“Shpresoj që autobusët e rinj të vijnë deri në vitin 2024. Jam I angazhuar që ky proces të përshpejtohet edhe në fund të vitit të kemi flotën e 81 autobusëve. Pra 51 autobusëve që i kemi të i shtohen edhe 30 autobusë të rinj e në këtë mënyrë të kemi mundësi të ofrojmë shërbime më të mira për të gjithë qytetarët. Kemi fëmijë dhe të moshuar që e përdorin autobusin tonë. Ne kemi filluar bashkëpunimin edhe me ndërmarrje të mëdha që për punëtorët e tyre të kemi lehtësira dhe ata të shfrytëzojnë transportin publik si mjet për hyrje-dalje nga qyteti”, deklaroi ai.

E një qytetar i revoltuar tha se ndërmarrja “Trafiku Urban” më mirë do të ishte që të lëshonte në qarkullim më shumë autobus, pasi me numrin aktual që janë në qarkullim po bëhet tollovi e madhe e udhëtarëve.

“Gjysma nuk din më përdor WI-FI, lë të lëshoj autobusë më shumë, 200 veta në autobus vijnë në mëngjes në 07:00 ora”, tha ai.

Të ngjashme