Autobusët në veri, flet Policia

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Në qendrën më të madhe në Veri të Mitrovicës ka pasur një numër të madh të votuesve.

Sipas mediave, po raportohet se atje kanë hyrë dhjetëra autobusë nga Serbia në Kosovë të mbushur plot me votues të një subjekti të caktuar politik. Mirëpo, një lajm të tillë e ka mohuar kryeprokurori në Mitrovicë, Shyqri Syla.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë prokurorët në terren. Deri më tash nuk kemi marrë ndonjë informatë se në Veri kanë hyrë autobus serb” ka thënë Syla.

Ndërsa, për FaktePlus ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, duke thënë së nuk ka informacion nëse ndonjë autobus serb është futur në territorin e Kosovës.

“Nuk kemi ndonjë informacion nëse është futur ndonjë autobus në veri të vendit, por nëse qytetarët kanë dokumentacion të rregullt atëherë ata mundë të votojnë”, ka thënë Kelani.

Të ngjashme