Një grua në moshë ka mbetur e vdekur në një rrugë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Fillimisht nuk dihej nëse vdekja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrale, apo ishte aksident. Por dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë thënë Klan Kosovës se e moshuara u godit nga autobusi.
Autobusi po qarkullonte në vijën ndërurbane “3A”.
Siç kanë treguar policët që kanë dalë në vendin ku ka ndodhur aksidenti, shoferi i autobusit fillimisht kishte ikur, por më pas është dorëzuar vetë në polici.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjekësia ligjore e cila e ka konstatuar vdekjen.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe nesër do t’iu dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.