Autoritetet britanike ekstradojnë në Prizren të dyshuarin për vrasjen në vitin 2013

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 08:26 | Nga

Shtetasi i Shqipërisë, S.K. është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar në Prizren me kërkesën e Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit se në mes të vitit 2013 kishte vrarë motrën e tij në këtë qytet, shkruan Koha Ditore.

Sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dyshohet se kjo vrasje ishte kryer për motive të ulëta. Krahas S.K., organet e hetuesisë janë duke e kërkuar edhe një të dyshuar tjetër lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Prizren, që kishte ndodhur katër vjet më parë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha të enjten ka bërë të ditur se me datën 4 qershor 2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Bazhdarhane të Prizrenit kishte ndodhur një vrasje e rëndë, “me ç’rast një qytetar i Shqipërisë e pati vrarë motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme