Zyrtarët e Autoritetit të Taksave Indirekte në Bosnjë-Hercegovinë kanë ndaluar sot një kamion me cigare, vlera e të cilave thuhet se është 820.000 euro.
Kamioni ishte në pronësi të një shtetasi malazez, ndërokhë që në të ishin 585 paketa me cigare të firmës “Regina Red”, njofton portali CDM të hënën.
Cigaret janë konfiskuar, derisa shtetasi malazez është dërguar në mbajtje.
Autoritetet e Bosnjës, besojnë se malli ishte i destinuar për tregun ilegal në Bashkimin Evropian.
Sipas mediave, ky konfiskim është rekord në Bosnjë.