Autoriteti i Konkurrencës e gjobit me mbi 1 milion euro MTS-in e Serbisë

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion e 563 mijë euro ndërmarrjen MTS d.o.o., kompani simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate për medie, AKRK-ja bën të ditur se kjo ndërmarrje ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës duke blerë operatorë tjerë pa i njoftuar.

“AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International”, thuhet në komunikatë.

“Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës si institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në ligj, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit të konkurrencës”, thuhet tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës njofton opinionin se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, më saktësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ka marrë vendim që Ndërmarrjes MTS d.o.o Dega në Kosovë t’i shqiptohet masa e sanksionit administrativ-gjoba në shumë prej 1,563,959.26 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë euro e njëzetë e gjashtë cent).

AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International.

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës si institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në ligj, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit të konkurrencës.

Të ngjashme