Vetëm 15 vendime për të parandaluar konkurrencën e pandershme në treg janë ndërmarrë gjatë këtij viti nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
Në mesin e vendimeve nuk janë ato në lidhje me rastet e homologimit të automjeteve, shërbimeve kabllore, kompanive të sigurimeve, sektorit bankar dhe farmaceutik si dhe fiksimit të çmimeve nga kompanitë ajrore, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas kryetarit të këtij autoriteti, Valon Prestreshi, këto raste janë ende në shqyrtim e sipër dhe se nuk ka vendim lidhur me to.
Prestreshi ka thënë për gazetën se vetëm gjatë ditës së enjte AKK-ja ka vendosur për 8 raste të ndryshme që kanë të bëjnë me çrregullimin e konkurrencës nga ndërmarrjet e ndryshme që operojnë në treg.