Kthimi i vështirë i bizneseve në treg

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i majit mund të shënojë ringjalljen e disa sektorëve të ekonomisë, të cilët për shkak të pandemisë kanë pezulluar aktivitetin.

Pas pushimit të detyruar për afro 7 javë, bizneset gradualisht do t’i hapin dyert për klientët e tyre. Dyqanet e këpucëve, të tekstilit e të tregtisë me pakicë, pritet që të jenë ndër bizneset e para që do të hapen, shkruan koha.

Në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) nuk i kanë treguar hollësitë e rihapjes së bizneseve.

Por, në reagimin e tyre përfaqësuesit e bizneseve e shohin këtë si mesazh optimist. Ata krahas entuziazmit, tërheqin vërejtjen se ato nuk do ta kenë të lehtë kthimin me kapacitet të plotë pas bllokimit të aktiviteteve të tyre.

Edhe Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se hapja e bizneseve nuk nënkupton se menjëherë do të kthehet tregu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme