Autoriteti tatimore i Spanjës e ka refuzuar marrëveshjen e parë të ofruar nga avokati i Cristiano Ranaldos Jose Antonion Choclan, për një pagesë 3 milionë euroshe për ikjen e tij nga tatimi .
“Christiano nuk ka ofruar një çek blanko për ta mbyllur një marrëveshje, por një shumë të pa përfilshme të shumës kryesore”, tha një burim i afërt me hulumtimin që një gazetë e shkroi të dielën.
Choclan kishte ofruar më pak se gjysmën e pagesës, apo 3.8 milion euro të shumës dhe një shumë për pranimin e fajit nga Cristiano Ronaldo në mënyrë që të ndalonte ndjekjen kriminale kundër portugezit, që u denoncua nga kjo gjykatë për zyrën e prokurorit ku thuhet se ai i është shmangur pagesës së tatimit fiskal prej 14.768.897,85 milion euro. Agjencia e taksave kërkon që ti rikthehet kjo shumë e plot plus shuma e dënimit.
Në total, Ronaldo duhet të paguajë 25, 693,315.39 euro.
Në shkrimin e gazetës u përmend edhe rasti i Xabi Alonsos, nga i cili thesari kërkojë 8 vite burg për ikje nga tatimi prej 4.9 milion eurosh. Pikërisht kjo ka ndryshuar edhe strategjinë ndaj portugezit.
“Cristiano duhet të paguaj tërë shumën që akuzohet plus dënimin, vetëm duke bërë këtë mund t’i hiqet dënimi për krime”, ka thënë ky burim për gazetën.
“Nëse jo, atëherë dënimi duhet të kthehet në gjykim edhe njëherë dhe të hulumtohet më mirë ky rast. Një opsion tjetër është që ai të pret nëse gjykata do ta rishikon edhe njëherë rastin, nëse jo atëherë ai mund të kthehet në bankë dhe të rishikojë si ta fitojë këtë gjyq”, ka thënë ky burim.