Autostrada Prishtinë – Shkup, bazament për zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 31 Dhj 2016 | 11:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një ceremoni solemne të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt u bë hapja e nyjave lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”, që përshkon rreth 20 km në drejtin të Kaçanikut, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa  tha se është me rëndësi themelore që kanë arrit të bëjnë këtë punë të madhe siç është inaugurimi i një pjese shumë të rëndësishme të autostradës “Arbën Xhaferi”, duke  uruar që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejtë ngase siç tha “është shumë e rëndësishme për Kosovën”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se  kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Kosovës për shtetin dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri, duke q quajtur këtë autostradë si “projekt të Kosovës evropiane”

“Kjo është Kosova e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne, ky është projekti që tregon se ne ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë. Sot Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon”, tha ai.

Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli e vlerësi si të rëndësishëm autostradën “Arbën Xhaferi”, duke thënë se ky projekt do të shërbejë si bazament për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës ndoshta është vendi i cili është duke i ndërtuar të gjitha këtë infrastrukturë moderne, duke u shndërruar në vend lider në regjion pa pasur deficit buxhetor dhe në të njëjtën kohë të gjitha duke i ndërtuar nga buxheti i Republikës së Kosovës. Këto investime në infrastrukturë janë bazamenti i transformimit të madh ekonomik që do ta ketë Republika e Kosovës“, tha Veseli.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka theksuar se ky segment përfshin 20 km dhe se janë duke vazhduar me punime drejt fshatit Doganaj në drejtim të Kaçanikut.

“Është përfundua segmenti i parë C1 në gjatësi prej 20 km që është prej kyçjes të autostradës Ibrahim Rugova, me autostradën Arbër Xhaferi, deri në Babush. Po vazhdohet në trasenë Babush-Doganaj, bile po vazhdohet edhe pak më poshtë në grykën e Kaçanikut”, ka deklaruar Zharku.

Aktualisht është hapur për qarkullim 1/3 e Autostradës Prishtinë-Han i Elezit. Segmenti i autostradës është i projektuar sipas standardeve transevropiane për autostrada me shpejtësi kufizuese prej 120 kilometrash.

Përgjatë segmentit janë dy nyje lidhëse në Konjuh që është edhe lidhja me rrugën nacionle Lipjan-Shtime dhe në Babush lidhja me rrugën nacionale Prishtinë-Hani i Elezit.

Janë të ndërtuara 8 mbikalime dhe 7 nënkalime me rrugë paralele me qëllim të lëvizjes së papenguar të qytetarëve të zonave përreth autostradës.

Projekti i ndërtimit të autostradës është duke vazhduar në segmentin Babush-Ferizaj deri në kyçjen në Bibaj dhe kyçjen në Doganaj dhe disa pjesë të segmentit afër Kaçanikut.

Në bazë të planit dinamik, deri në fund të vitit 2017 pritet që këto dy nyje lidhëse të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim 42 kilometra të autostradës.

Përfundimi i kësaj pjese do të shkurtojë në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe do të shkarkojë rrjetin ekzistues rrugor nga ngarkesat e trafikut.

zkp-004

zkp-003

zkp-005

15824126_1656180621063974_356054561_o

15785462_1656180657730637_443753376_o

15820999_1656161071065929_1702932611_o

15820648_1656215954393774_1602491248_o

15824355_1656217447726958_927703887_o

Të ngjashme