Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Veterinar ka konfiskuar 300 kg mish në një aksion që ka ndërmarrë në të gjitha mishtoret në Pejë.
Zëdhënësi i AUV-IT, Lamir Thaqi, një prononcim për Ekonomia Online, tha se aksioni është zhvilluar gjatë ditës ku janë angazhuar të gjithë inspektorët ku nga inspetkimi i 17 mishtorëve ka rezultuar me largim nga shitja- konfiskim të një sasie prej rreth 300 kg mish dhe nënprodukte mishi që nuk i plotësonin kriteret ligjore për tregtim.
“Disa nga mishtoret është gjetur mish i pa vulosur që nënkupton se nuk është therur kafsha në thertore të licencuar. Në disa raste janë̈ hasur duke u shitur nënprodukte mishi të trajtuara termikisht suxhuk mish i terur në subjekte të cilat nuk janë̈ të licencuara për përpunim”, tha Thaqi.
Sasitë e gjetura nëpër mishtore pa dokumentacion, sipas tij janë ndaluar për qarkullim nga inspektoret, të njëjtat do të asgjësohen në ditët në vijim në prezencë të inspektorit kompetent. Aksione të tilla AUV ka ndërmarrë ditë më parë në Prizren dhe Ferizaj