Senati i universitetit publik “Haxhi Zeka” në Pejë ka shpallur në muajin maj konkurs publik për zgjedhjen e personelit akademik të rregullt në tri fakultet. Është kërkuar një mësimdhënës në lëndën e ekonomisë në Fakultetin e Biznesit, atë Juridik dhe Fakultetin e Turizmit.
Në njërin nga konkurset kanë konkurruar tre persona, dy jashtë Universitetit dhe njëri që është staf i Universitetit, kurse në dy konkurset e tjera kanë qenë nga një mësimdhënës i brendshëm dhe nga një konkurrues nga jashtë Universitetit.
Mirëpo në të tri vendet e punës të shpallura kanë mbetur profesorët e njëjtë që ishin dhe që kishin konkurruar në këtë konkurs publik, shkruan sot Koha Ditore.
Përzgjedhjen e serishme të profesorëve të njëjtë e konteston Bashkim Nurboja me titull doktor i shkencave ekonomike, njëri prej dy konkurruesve nga jashtë, i cili ka konkurruar në të tri konkurset e shpallura për mësimdhënës. Ai konsideron se përzgjedhja nuk është bërë në baza meritore.